Të tjerë emra kanë dalë, që janë arrestuar mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit të SPAK-ut janë.
Bëhet fjalë për Bujar Gërmizin e Besmir Mustati. Më herët policia arrestoi ish-drejtorin e Policisë së Tiranës Erzen Breçani, djalin e tij të madh Eralbin.
SPAK preu 11 urdhërarreste mes të cilëve janë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin 6 Dedan Gjoni, oficerja e Drejtorisë së Emigracionit Jonida Babameto ndërsa në kërkim janë shpallur edhe biznesmeni Ervin Mata e gjashtë punonjës policie.
Grupi prej 11 personash akuzohet për trafik droge, pastrim parash, krijim kushtesh për vrasje e përkrahje të autorit të krimit.
Urdhërarrestet vijnë pas zbërthimit të aplikacionit “SKY” nga autoritetet franceze e belge.