Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë: Nuk ka asnjë kontroll nga BKH-ja në zyrën e Metës


Partia e Lirisë, ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar në media (lexo këtu) se në zyrën e kryetarit Ilir Meta janë paraqitur oficerët e BKH-së për kontroll për çështjen CEZ-DIA.

PL ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se asnjë oficer i BKH-së nuk është paraqitur për kontroll në zyrën e Metës.

Përshëndetje! Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së”-thuhet në deklaratën e PL.