Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (21 Nëntor).
Konkretisht zjarri ka shpërthyer në një zyrë në katin e dytë të këtij objekti. Lajmi është konfirmuar nga udhëheqësi i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
“Një zyre në katin e dytë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri. Ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Ndërsa sipas informatave që kemi nuk ka persona të lënduar”, deklaroi Gashi për Front Online.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, ndërsa kujtojmë se objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit.