Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo dhe Messi edhe njëherë përballë njëri-tjetrit në shkurtin e 2024-s


Janë më të mirët e historisë së futbollit dhe “epoka” e tyre po shkon drejt fundit. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, lojtarë të cilët kanë fituar çdo trofe në skuadrat ku kanë luajtur, e kanë arritur të grumbullojnë në total plot 13 “Topa të Artë”, me argjentinasin, që kryeson me 8 të tilla.

Përballjet e tyre, në “El Clasico”-n e famshme mes “katalanasve” të Barcelones dhe “galaktikëve” të Real Madrid janë të paharrueshme dhe sipas raportimeve më të fundit, nga mediat në Arabinë Saudite, dy “legjendat” e futbollit botëror do të përballen edhe njëherë me njëri-tjetrin.

Në shkurt të vitit 2024, dy “yjet” do të “kërcejnë  per herë të fundit” në fushën e blertë, nën “yjet” e Rijadit, në kuadër të “Riyadh Season Cup”, një sfidë miqësore kjo, mes amerikanëve të Inter Miami e “gjigantëve” sauditë, të Al-Nassr.