Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Laprakë, pronari : Nuk kam konflikte



Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Laprakë. Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Nga të dhënat paraprake, policia sqaron se ka dyshime se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. 

Sakaq, pronari i lokalit nuk ka precedent penal të mëparshëm dhe njihet si person që nuk ka probleme. Ai në deklaratat paraprake ka thënë për policinë se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund t’ja ketë vendosur eksplozivin.

Policia ka administruar kamerat e sigurisë për të parë se kush e ka hedhur lëndën plasëse.