Vendosni fjalën kyçe....

Tejkalim shpejtësie dhe parakalime të gabuara, ‘Rrugorja’ në Shkodër gjobit mbi 1900 shoferë


 


Mbi 1900 drejtues mjetesh janë gjobitur nga policia e Shkodrës gjatë 2 javëve të fundit  lidhur me kontrollet e shtuara nga policia rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Gjithashtu, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim 10 të tjerë për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë konkretisht, sa i takon gjobave të vendosura:

  • Janë ndëshkuar 965 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
  • Janë ndëshkuar 34 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
  • Janë ndëshkuar 11 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
  • Janë ndëshkuar 14 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • Janë ndëshkuar 39 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • Janë ndëshkuar 894 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.