Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi mbledh nesër deputetët demokratë


Gazment Bardhi do mbledhë nesër deputetët demokratë që janë pjesë e grupit të tij e të Rithemelimit të Berishës.

Mbledhja e nesërme është parashikuar për në orën 13:00.

Ajo vjen pas disa seancave të tensionuara në parlament me deputetët e opozitës që kanë bllokuar zhvillimin normal të punës deri në plotësimin e kërkesave të tyre për komisione hetimore.

“Nesër, e enjte, në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.