Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së, Korreshi ‘i kthehet’ Sekretariatit të Etikës: Po pak turp nuk keni, prapë mbledhje online? 


Deputeti i PD, Saimir Korreshi, pas njoftimit që ka marrë nga sekretariati për mbledhjen e Komisionit të Etikës sot në orën 15:00, online, ka reaguar menjëherë.

Në email-et e shkëmbyera shprehet se kjo që ndodh është si në kohën e komunizmit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet online dhe se deputetët që janë në listën e PS dhe që kërkohet të përjashtohen, duhet të jenë në mbledhje dhe të japin versionin e tyre lidhur me atë që ndodhi seancën e shkuar në Kuvend.

“Po pak turp nuk keni. Prap me online. Si anetar i komisionit kerkoj qe mbledhja te zhvillohet fizikishte. Kerkoj te njoftohen deputetet qe kerkoni si parti komuniste te perjashtoni te japin versionin e tyre te ngjarjeve. Na i keni bere keto kërkesa si përshkrimi i sigurimit te shtetit ne kohet”, shkruan Korreshi në email.