Klubi i Egnatias ka vendosur që të vendosë kapitenin e ndjerë Raphael Dwamena në fanellat e të gjithë futbollistëve. Në mëngën e majtë të fanellës së lojës, rrogozhinasit do kenë të stampuar festimin e ish-sulmuesit dhe inicialet e tij.
“Gjithmonë me ne… Festimi i golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve. Përjetë KAPITENI jonë…”, thuhet në reagimin e Egnatias.
Kujtojmë se mesditën e 11 nëntorit, gjatë ndeshjes së javës së 13-të në Superligë mes Egnatias dhe Partizanit, kapiteni i vendasve, Dwamena u rrëzua në tokë dhe rrugës për në spital ndërroi jetë pas një sulmi kardiak.
Sfida mes Egnatias dhe Partizanit do riluhet nesër në “Arena Egnatia”, pikërisht në vendin ku ndodhi tragjedia. Dueli do fillojë në minutën e 24-t, atje edhe ku u ndërpre.