Vendosni fjalën kyçe....

Flaka e trazirat në Kuvend, përjashtohen për 10 ditë katër deputetët e PD-së


Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi katër deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha.

Vendimi vjen pas kërkesës së deputetëve të PS-së, të cilët kërkuan përjashtimin e demokratëve pas trazirave në seancën e fundit në Kuvend.

Nga përjashtimi kanë shpëtuar deputetet demokrate Sorina Koti e Albana Vokshi.