Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Dhoma e Deputetëve në Itali miraton Rezolutën: Inovative dhe mund të bëhet shembull


Qeveria italian synon që të paraqesë me shpejtësi në të dyja dhomat një projekt-ligj ratifikimi i cili përmban rregullat dhe aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm.

Dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar të martën një rezolutë, me 189 votat pro të mazhorancës dhe 126 kundër të opozitës, përmes së cilës i kërkohet Qeverisë që të ndërmarrë çdo iniciativë të nevojshme, duke përfshirë një projekt-ligj ratifikimi, për një zbatim efektiv dhe urgjent të Protokollit të bashkëpunimit.

Pjesa e rezulotës për të miratuar marrëveshjen me ratifikim u paraqit edhe nga pjesë të opozitës, për të cilën qeveria kishte dhënë dakordësinë e saj.

Në rezolutë vihet re se edhe deputetët italianë vlerësojnë partneritetin strategjik me ndërsa marrëveshjen e cilësojnë historike.

“Protokolli me Shqipërinë përfaqëson një formë inovative bashkëpunimi që mund të merret si model për format e ardhshme të bashkëpunimit në fushën e migracionit edhe me partnerë të tjerë të rëndësishëm”– thuhet në rezolutë.

Rezoluta e Dhomës së Deputetëve në Itali erdhi pasi ministri i Jashtëm Antonio Tajani bëri komunikimin e tij për marrëveshjen.

“Debati i sotëm dhe votimi që do ta përmbyllë, dëshmon, nëse ka qenë e nevojshme, se qeveria jonë nuk i është shmangur asnjëherë dialogut dhe shqyrtimit nga Parlamenti, sidomos për çështje të një rëndësie kaq të madhe”-u shpreh Tajani.

Tajani tha se marrëveshja e pakrahasueshme me atë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës.

“Nuk ka kontraktim të jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë. Dhe nuk ka asnjë derogim nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht, të cilat janë në të vërtetë riafirmohet shprehimisht në Protokoll”, deklaroi ministri i Jashtëm.

Kujtojmë se Qeveria shqiptare e miratoi para një jave projektligjin për dërgimin e marrëveshjes për ratifikim në Kuvend.