Dita arbëreshe dhe Samiti i 3-të të Diasporës do të mbaeht sot në Tiranë ku do të mbledhë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historian më 22 dhe 23 nëntor në Pallatin e Kongreseve.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se kjo do të jetë një pikëtakimi për bashkatdhetarët nga çdo cep i botës për të diskutuar për çështje që prekin gjithë diasporën.
“Mirëmëngjesi nga Tirana, ku jemi gati për Ditën Arbëreshe dhe Samitin e 3-të të Diasporës! Një pikëtakimi me bashkatdhetarët tanë nga çdo cep i botës si një vlerë dhe pasuri të kombit. Do të jemi bashkë këto dy ditë, për të diskutuar dhe kontribuar në çështjet më të rëndësishme që na prekin të gjithëve ne”, shkruan Hasani.
Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe disa nga këngëtarët që do të performojnë bashkë me artistët e “Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
“Mirëmëngjesi dhe me faktin që zemrat kuqezi të diasporës rimblidhen këtë herë me arbëreshët në qendër, për t’u mikëpritur nga yjet si Ardit Gjebrea, Ndriçim Xhepa, Elsa Lila, Elhaida Dani bashkë me artistët e “Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Për Ditën Arbëreshe do të mblidhen në kryeqytet përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues e historianë. Është planifikuar që diskutimet të nisin në mëngjes e më pas sesioni plenar në orën 16:00.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të mbajë fjalën e hapjes për t’u pasuar me mesazhet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe Kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa për Samitin e Diasporës do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. Po ashtu, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani.
Si edhe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zv.kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.