Vendosni fjalën kyçe....

Projektbuxheti 2024/ Aktivisti tregon dokumentin: 108 milionë euro për investime do të dalin nga xhepi ynë dhe do i shkojnë Beketit


Andi Tepena, një zë i njojur i shoqërisë civile, ka publikuar një realcion me projektbuxhetin për vitin 2024, ku sipas tij kryeministri Rama ka premtuar se Shqipëria nuk do të anjë lek në arbitrazh ndaj Beketit, në buxhetin e 2024. 

Ai shton se këto 108 milion euro qē mund të ishin investuar në shkolla çerdhe, spitale, shtresa të varfra etj etj, do tē dalin nga xhepi ynë dhe do ti shkojnë Beketit.

“Edi Rama premtoi qē Shqipēria nuk do të paguante asnjë kokërr leku në arbitrazh ndaj Beketit. Ja ku e keni premtimin e tij: plot 108 milionë euro që mund të ishin investuar nē shkolla çerdhe, spitale, shtresa të varfra etj etj, do të dalin nga xhepi ynë dhe  do ti shkojnë Beketit. 108 mil euro fluturojnë nga xhepi ynë në vetēm 5 minuta dhe ju bëheni merak për tym flakadanësh”, shkruan  ai.