Vendosni fjalën kyçe....

Rama i akordon trajnerit Sylvinho “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës


Në Samitin e Diasporës, Kryeministri Edi Rama i akordoi trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho,  “Shqiponjën e Artë”.

Duhet të ndërroj regjistër për të kaluar te kjo shqiponjë. Nuk e kam as për një shqiptar as për një arbëresh. Shqiptar mund të lindësh shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e kombëtares tonë Sylvinho“, tha Rama.

Trajneri i kombëtares foli në gjuhën shqipe në momentin e pranimit të çmimit, ndërsa të pranishmit i përshëndeti me fjalën “mirëmbrëma”.

“Mirëmbrëma. Shumë faleminderit. Faleminderit të gjithëve”, tha Sylvinho.