Koalicioni gjerman po peshon mundësi të tilla si pezullimi i frenimit të borxhit të vendit për këtë vit, ndërsa shton përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga një krizë e thelluar buxhetore e shkaktuar nga një vendim gjykate që ka detyruar një ngrirje të re tës shpenzimeve.
Planet financiare për ekonominë më të madhe të Evropës u përmbysën javën e kaluar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese që ndaloi qeverinë nga rialokimi i 60 miliardë eurove në fondet e papërdorura nga pandemia për investimet e gjelbra.
Gjykata vendosi se manovra buxhetore ishte e papajtueshme me kufizimet e borxhit të parashikuara në Kushtetutën e Gjermanisë.
Tre partitë në koalicionin e shqetësuar të kancelarit socialdemokrat (SPD) Olaf Scholz me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) po përpiqen të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mbahen sa më shumë angazhime të jetë e mundur dhe njëkohësisht ato të bëhen në përputhje me ligjin.
Presioni është edhe më i fortë pasi bisedimet për buxhetin e vitit të ardhshëm janë në fazën përfundimtare.
Pas ndërprerjes së diskutimeve javën e kaluar, ekspertët e buxhetit nga koalicioni do takohen sërish të enjten për të diskutuar mbi shpenzimet e vitit të ardhshëm përpara se dhoma e ulët e parlamentit të Bundestagut ta debatojë atë javën e ardhshme, duke kulmuar me një votim më 1 dhjetor.
Duke theksuar peshën e gjendjes, qeveria ka vendosur tashmë një ngrirje në shumicën e angazhimeve të reja të shpenzimeve për ministritë.
Ajo gjithashtu ka bllokuar shpenzimet nga Fondi i Stabilizimit Ekonomik prej 200 miliardë eurosh për këtë vit, tregoi një letër e parë nga Reuters, dhe një burim qeveritar i tha Reuters se qeveria dëshironte të mbyllte fondin deri në fund të vitit.