Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare. Lajmi është zbuluar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla në Samitin e Diasporës, teksa ndodhet në krah të brazilianit.
Sylvinho. Balla thotë se trajneri i kombëtares ka pranuar shtetësinë shqiptare, ndërkohë që Sylvinho përgjigjet duke thënë se është “shqiptar puro”
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam këtu pranë shqiptarin më të fundit që ka pranuar shtetësinë shqiptare.” – thotë Balla.
“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, thotë Sylvinho.
Më tej Balla falënderon Arbëreshët që kanë mbërriturnga Italia për të marrë pjesë në Samitin e Disaporës.
Shqipëria u kualifikua në Euro2024 që zhvillohet në Gjermani pas një paraqitjeje mbresëlënëse në fazën në grupe, ku u rendit në vendin e parë.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një kompeticion madhor të futbollit, pasi suksesit të vitit 2016 me kualifikimin në Euro2016.
*Video marrë nga Shqiptarja