Vendosni fjalën kyçe....

Si pritet të ndryshojë OpenAI pas përfundimit të “telenovelës” Sam Altman


Krijuesi i ChatGPT OpenAI ka arritur një marrëveshje që e sheh Sam Altman të kthehet si shef disa ditë pas shkarkimit të tij, duke mbyllur diskutimet e tërbuara për të ardhmen e startup-it në qendër të një bumi të inteligjencës artificiale.

Kompania gjithashtu ra dakord të rinovojë bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë. OpenAI emëroi Bret Taylor, më parë bashkë-shef i Salesforce, si kryetar dhe gjithashtu emëroi Larry Summers, ish-sekretarin e Thesarit të SHBA-së, në bord.

Altman tha në një postim në X, “Mezi pres të kthehem në openai”.

Pasi Altman u shkarkua të premten, bordi i vjetër kishte dhënë shpjegime të pakta, përveç se e kritikonte Altman për mungesë çiltërsie dhe nevojës së tij për të mbrojtur misionin e OpenAI për të zhvilluar Inteligjencën Artificiale nga e cila po përfitonte njerëzimi.

Marrëveshja për të rikthyer Altman sjell një epokë potencialisht të re për startup-in – një organizatë jofitimprurëse – e cila prej kohësh kishte rritur shqetësimet e stafit për rreziqet e AI dhe potencialin e saj për komercializim.

Riorganizimi i së martës u duk se favorizonte Altman dhe mbështetësin financiar Microsoft (MSFT.O), i cili po shpërndan teknologjinë e OpenAI për klientët e biznesit në mbarë botën.

Në një deklaratë për X, shefi i Microsoft Satya Nadella përshëndeti ndryshimet.

“Ne besojmë se ky është një hap i parë thelbësor në një rrugë drejt qeverisjes më të qëndrueshme, të mirëinformuar dhe efektive,” tha ai.

Shefi i Quora, Adam D’Angelo do qëndrojë në atë që OpenAI e quajti “bordi fillestar” i ri. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse drejtorët e mbetur që nuk kanë kapital në OpenAI do ruanin vendet e tyre, ose nëse investitorët në njësinë e saj fitimprurëse – si pronari i 49% Microsoft – do emëroheshin aty.

Reuters më herët raportoi se disa investitorë po eksploronin rekurs ligjor pasi ngjarjet e javës kërcënuan të ardhmen e OpenAI, që së fundmi pritet të ketë një vlerësim më shumë se 80 miliardë dollarë.

Zëdhënësit e startup-it nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Susannah Streeter, drejtuese e kapitalit dhe tregjeve në “Hargreaves Lansdoën”, tha se rruga e OpenAI tani ishte e qartë nga trazirat e fundit dhe të errëta me të cilat u përball.

“Pikëpamjet e Sam Altman për mënyrën e drejtimit të kompanisë do mbizotërojnë drejtimin e ardhshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se ai do mbikëqyret nën një bord të ri,” tha Streeter.

“Precedenti Steve Jobs”

Kthimi dramatik i Altman ka nxitur krahasime në Silicon Valley me Steve Jobs, shefi i Apple, i cili u largua nga prodhuesi i kompjuterave në një luftë pushteti në 1985 për t’u rikthyer 12 vjet më vonë.

Altman mori përsëri mantelin e CEO pas katër ditësh. Largimi i tij kishte nxitur menjëherë trazira në OpenAI, me presidentin Greg Brockman që dha dorëheqjen në shenjë proteste. Deri të dielën, Altman u kthye në zyrat e OpenAI duke pritur riemërimin e tij të shpejtë, kur bordi befasoi përsëri duke emëruar ish-shefin e Tëitch, Emmett Shear si drejtues të përkohshëm.

Në një postim në X të martën, Shear tha se ai punoi “72 orë shumë intensive” për të sjellë stabilitet dhe përfundimisht rikthimin e Altman përsëri në OpenAI.

“Kjo ishte rruga që maksimizoi sigurinë së bashku me veprimet e duhura nga të gjithë aktorët e përfshirë,” tha ai.

Rikthimi i Altman u bë i mundur pjesërisht nga Microsoft. Kur ai ishte pa punë, shefi Nadella tha se Altman mund të drejtonte një ekip të ri kërkimor së bashku me Brockman dhe kolegë të tjerë që po largoheshin nga OpenAI.

Deri të hënën, pothuajse i gjithë stafi prej 700 personash i OpenAI kishte kërcënuar se do largohej dhe do t’i bashkohej përpjekjeve të Microsoft nëse bordi nuk tërhiqej dhe të rikthente Altman, sipas një letre të rishikuar nga Reuters.

Ky kërcënim u mbështet nga fuqia e madhe kompjuterike e Microsoft-it, aseti kryesor që fuqizon teknologjinë e OpenAI së bashku me stafin e tij të shkencëtarëve kompjuterikë.

Bashkëthemeluesi dhe presidenti Brockman festoi me një selfie të të martën vonë në mbrëmje, pasi kishte tejkaluar afatin e festës së Ditës së Falënderimeve në SHBA.

“Ne do të kthehemi më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë,” tha ai.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani