Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kuvend, delegacioni i BE-së në Tiranë: Dialogu politik konstruktiv është shumë i rëndësishëm


Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar lidhur me tensionet në Kuvend dhe me ndezjen e flakadanëve. 

Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, BE rikujton misionin e parlamentit, në funksion të rolit të tij. Mes të tjerash BE thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe maxhorancës.

REAGIMI I BE

Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. 

Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Ngjarjet e dhunshme Kuvend janë dënuar dhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe ajo Britanike, por dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.