Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kuvend, maxhoranca kërkon masa ndëshkimore për deputetët e opozitës


Maxhoranca ka mbledhur firmat për përjashtimin e deputetëve të opozitës që u përfshinë në kaosin e seancës së kaluar plenare.

Mësohet se kjo kërkesë është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit po nga ana tjetër nuk dihet ende numri i saktë i deputetëve për të cilët kërkohet përjashtimi.

Kujtojmë se ditën e hënë Kuvendi u përfshi në kaos, ku deputetët e opozitës zbatuan planin e tyre për prishjen e seancës. Teksa hodhën tymuese ata hodhën edhe flakadanë, ndërsa në një moment një prej ndenjëseve u përfshi nga zjarri.