Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet kërkesa e PS për përjashtimin e 6 deputetëve të PD: Bardhi dëmtoi një gardist, Noka i hodhi flakadan Ramës


Zbardhet shkresa e nënshkruar nga disa deputetë të Partisë Socialiste, të cilët kërkojnë që komisioni i Etikës të marrë masë ndaj 6 deputetëve të PD.

Kjo, pas situatës së krijuar në seancën e fundit plenare.

Në shkresën e grupit të PS drejtuar Lindita Nikollës, thuhet ndër të tjera se kërkohet të merret masë disiplinore ndaj 6 deputetëve për shkak se kanë përsëritur disa herë bllokimin e seancën plenare.

“Deputeti Bardhi kontliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë. Deputeti Flamur Noka mori karriget te cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë.

Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt drejtueses së seancës, kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.  Deputeti Bledjon Nallbati nga vendi ku ulet merr flakadanë nga çantat e deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi të vendosura mbi tavolina dhe i ndez ato duke shkaktuar kaos në sallë.

Situata agravoi edhe me shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti e cila mori flakë menjëherë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha, këtu kuti e vendosi ne tavolinën përpara duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit, duke rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë”, thuhet ndër të tjera në këtë shkresë.