Numri i njerëzve të vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës që nga ofensiva e Hamasit më 7 tetor është rritur në 14,532, duke përfshirë mbi 6,000 fëmijë dhe 4,000 gra, tha të mërkurën zyra e mediave në enklavën e rrethuar.
Numri i vdekjeve në mesin e personelit mjekësor arriti në 205, përfshirë mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë, tha ajo në një deklaratë.
Rreth 25 anëtarë të ekipeve të mbrojtjes civile dhe 64 gazetarë ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve.
Zyra tha se numri i të plagosurve në më shumë se 35,000, duke thënë se më shumë se 75% e tyre janë fëmijë dhe gra. Sulmet ajrore izraelite erdhën pas sulmit të Hamasit më 7 tetor ku u vranë më shumë se 1200 izraelitë dhe u morën peng mbi 200 civillë e ushtarakë.