Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Elbasani akuza për Ramën: Hajdut si ai nuk ka Shqipëria, themelet në sarajet e Surrelit 57 metër, parku 5 mijë metra


Nga Elbasani, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se është hajduti më i madh që ka Shqipëria.

Sipas Berishës, ai nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore sepse sarajet e Surrelit sic u shpreh ai i ka ndërtuar duke vjedhur.

Sali Berisha u shpreh i vendosur se aksioni opozitar do të vazhdojë dhe është një simbol për të treguar se cfarë mund të bëjnë për liri dhe demokraci një grup prej 45 deputetësh.

“Ky nuk njeh asnjë normë asnjë kufij. Pse nuk lejon komisionet hetimore, sepse vjedh ditë e natë. Ky është sulltan, ky është rrezik. Çfarë morali kemi ne nëse themi po krijojmë një komision hetimor parlamentar dhe po hetojmë kryetarin e bashkisë së Librazhdit. Ai hajdut është, po hajdut si Rama nuk ka Shqipëria.

Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Nuk le komision hetimor. Keni dëgjuar për sarajet e Surrelit, kanë gjatësinë e themeleve 57 metra, kanë parkun përreth 5 mijë metra. Kur i ka ndërtuar ato  ka pasur të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Nga mbinë ato. Kur ILKPD nisi hetimin ai shkarkoi Suzana Xhuka dhe tani zhgërryhet në sarajet.

Nuk kemi në një betejë politike, por kemi një betejë jetike për mbrojtjen e kushtetutës dhe të pasurive të qytetarëve shqiptarë.

Ajo është kryengritja më paqësore që ka pasur ky vend. Është simbol i asaj se cfarë mund të bëjnë për liri dhe kushtetutë 45 vetë. Ne do e bëjmë dhe do vazhdojmë të bëjmë atë”, tha Berisha.