Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë do të ndodhë pas Europianit, rinovimi i kontratës me Silvinjon


Silvinjo mori drejtimin e Kombëtares shqiptare në janar të këtij viti, duke ardhur bashkë me Pablo Zabaletën dhe Dorivën, dy ndihmësit e tij, njëri argjentinas dhe tjetri brazilian.

Duke firmosur një kontratë për 18 muaj, marrëveshja me Shqipërinë për trajnerin dhe stafin e tij përfundon pas Europianit të vitit të ardhshëm dhe me këtë arritje që ai realizoi, padyshim që shumë oferta kanë shkuar drejt tij. Për të mos humbur një trajner të tillë, Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, e ndihmoi për rrogën e tij kur trajneri mbërriti, ndërkohë duhet të punojnë për rinovimin e brazilianit 49-vjeçar.