Ish-zyrtari i policisë Erzen Brecani ka dalë sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Siç del edhe nga përgjimet, ai ka deklaruar se është në burg për djalin, të cilit i ka kërkuar të mos merret me trafikun e drogës.
“Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë. Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit”, mësohet të ketë deklaruar Breçani.
Në dosjen e SPAK të dorëzuar në Gjykatë për grupin e ish-zyrtarit të lartë të policisë së shtetit, Erzen Breçani, në disa komunikime të bëra në aplikacionin SKY ECC Breçani flet me të birin për aktivitetet e paligjshme duke kërkuar në shumë raste që të heqë dorë.
“Askush që ka shit shumë si ju, kurrë nuk ka shpëtuar pa humbur pasurinë e familjes dhe familjen e vet”, – i drejtohet Breçani djalit të tij, Eralbit në një nga këto komunikime që duket më shumë edhe si një paralajmërim.
Një dosjen prej 104 faqesh personazhet janë përfshirë në trafik droge, pastrim parash, vrasje, por edhe fushatë elektorale. Përveç Breçanit, në këtë rrjet kanë qenë të përfshirë edhe Dedan Gjoni shef i krimeve në komisariatin numër 6 dhe Ervin Mata, personazh i njohur për drejtësinë.