Vendosni fjalën kyçe....

Katari: Pauza humanitare në Gaza do të fillojë të premten


Pauza humanitare në Rripin e Gazës do të fillojë në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale (0500 GMT) të premten, njoftoi Katari, transmeton Anadolu.

“Grupi i parë i pengjeve civile do të shkëmbehet rreth orës 16:00 të premten”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Majed al-Ansari në një konferencë shtypi në Doha, sipas AA.

Ai tha se 50 pengje do të lirohen në katër ditë.

“Grupi i parë i pengjeve do të përfshijë 13 gra dhe fëmijë”, shtoi ai.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi se u arrit një marrëveshje për një pauzë humanitare katërditore midis Izraelit dhe Hamasit.