Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Balla prezanton drejtorin e ri të IKMT-ës: Ndërtimet pa leje mbeten problematikë e mprehtë


Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të IKMT-ës, Ervin Hoxha, në një ceremoni ku morën pjesë drejtuesit qendrorë e vendorë të IKMT. Ervin Hoxha pason në këtë detyrë Agim Ismailin.

Balla u shpreh se duhet punuar për të nisur një rrugëtim të ri, pavarësisht se rezultatet janë. Gjithashtu ai tha se kjo punë duhet të nisë me fushën e kompetencave për të shmangur mbivendosjet me punën e Policisë së Shtetit.

“Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës”, tha Balla.

Ministri kërkoi një plan të plotë kontrolli në çdo cep të Shqipërisë, kontroll që do të ketë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit.