Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në Vorë, plagoset me thikë 24-vjeçari, ushtaraku nxjerr armën dhe qëllon agresorin e të vëllait


Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në Vorë.

Mësohet se shkak është bërë konflikti mes tre personave.

Njëri ka nxjerrë thikën duke plagosur një person tjetër. Vëllai i të plagosurit me thikë, E.M 27 vjeç me profesion ushtarak ka nxjerrë armën dhe ka plagosur agresorin e të vëllait.

 

 

NJOFTIMI I POLICISE

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.