Shërbimi gjeologjik në Brazil tha më 23 nëntor se ka zbuluar një specie të re të dinozaurëve, një kafshë të shpejtë që kishte jetuar në shkretëtirë gjatë periudhës së hershme të Kretakut.
Specia e re, e quajtur Farlowichnus rapides, ishte një kafshë e vogël mishngrënëse e gjatë 60-90 centrimetra, sipas hulumtuesve. Zbulimi u publikua në revistën shkencore, Cretaceous Research.
“Nga një distancë e madhe në mes të gjurmëve të këmbëve që kemi gjetur, është e mundur të konkludohet se ai ishte një zvarranik shumë i shpejtë që vraponte nëpër shkretëtirë”, tha Shërbimi gjeologjik përmes një deklarate.
Periudha e hershme e Kretakut daton nga 100 deri në 145 milionë vjet më parë.
“Shtigjet e fosilizuara” të dinosaurëve, siç i quajnë shkencëtarët, u gjetën për herë të parë në vitet 1980 nga prifti dhe paleontologu italian Giuseppe Leonardi në atë që sot është qyteti i Araraquara, në shtetin Sao Paulo.
Leonardi duroi një nga mostrat e gjurmëve që u gjetën në formacionin e quajtur Botukatu, që është një grup shkëmbinjsh që është formuar nga shkretëtira e lashtë, për Muzeun e Shkencave të Tokës më 1984.