Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar Samitin e Diasporës të mbledhur në Tiranë nga qeveria.
Tabaku në një video të shpërndarë në rrjetet sociale thotë se sot shqiptarët janë diaspora e tretë më e madhe në botë dhe vijojnë të largohen prej korrupsionit, mungësës së demokracisë, cilësisë së jetës apo edhe prej sistemit.
“Fatkeqësisht Shqipëria ka Diasporën e tretë më të madhe në botë. Shqiptarët vazhdojnë largohen edhe sot, largohen më shumë se vendet e rajonit. Largohen prej korrupsionit, mungesës së meritokracisë, largohen prej sistemit, cilësisë së jetës dhe për shumë faktorë të tjerë të cilët i kemi diskutuar i kemi shprehur vazhdimisht.
Ndërkohë që në Tiranë mblidhet Forumi i Diasporës, unë shpresoj që ky të jetë gjithëpërfshirës megjithëse nuk duket kështu. Diaspora nuk ka pse të jetë as e majtë e as e djathtë, Diaspora është shqiptare. Duhet patjetër e gjitha të jetë e përfaqësuar për të ngritur shqetësimet e saj.
Tre elementë kryesorë:
E para, dështimi i politikës për dhënien e mundësisë së tyre për të votuar; të një të drejte kushtetuese që ja ofron ligji por që ja refuzon politika.
Së dyti, Gjuha Shqipe, Arsimi ku ato ndodhen.
Së treti, mundësitë, qofshin ekonomike, qofshin ato në biznes, sipërmarrje, në punësim prej mungesës së meritokracisë që ka sot sistemi shqiptar.
Çdo gjë tjetër pastaj është politikë, retorikë, propagandë. Sepse për 10 vite shumë gjëra mund të ishin bërë për diasporën të cilat nuk janë bërë. Ato jetojnë dhe punojnë me mendjen, me zemrën këtu në Shqipëri”-deklaroi Tabaku.