Arti në zi. Aktori i njohur Zef Deda ka ndërruar jetë. Mjeshtri i humorit shkodran ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Prej kohësh Deda vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ndërkohë, djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fiongo të zezë në shenjë zie.
Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël.
Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arriti të realizonte qindra figura artistike. Prandaj dhe ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses.
Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën me të cilën ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.
Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Rolet Kryesore:
Kunati i shokut Xhemal,
Kola i dritave,
Charlie Chaplin (imitim) ,
Kusheriri nga Amerika,
Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije,
Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.