Istanbul
Sezoni në kampionatin botëror të Formula 1 do të përfundojë me garën e 23-të që do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dhabi, raporton Anadolu.
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, tashmë ka siguruar fitoren e titullit të vitit 2023 pas garës të zhvilluar në Katar muajin e kaluar.
Raundi i 23-të, i cili do të zhvillohet në 58 xhiro në pistën e gjatë 5,3 kilometra Yas Marina, do të fillojë të dielën në orën 14:00.
Xhirot për renditjen do të mbahen nesër në orën 15:00.
Këtë sezon, pilotët nga Red Bull, Max Verstappen ka 18 fitore dhe Sergio Perez ka dy fitore, ndërsa nga Ferrari piloti Carlos Sainz ka një fitore. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
– Pilotët
- Max Verstappen (Holandë): 549 pikë
- Sergio Perez (Meksikë): 273
- Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 232
- Carlos Sainz (Spanjë): 200
- Fernando Alonso (Spanjë): 200
– Ekipet
- Red Bull: 822
- Mercedes: 392
- Ferrari: 388
- McLaren: 284
- Aston Martin: 273