Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon SPAK-un për gjyqtaren që do shqyrtojë ankimin e Malltezit për pasuritë


Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e SPAK-ut për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga çështja e pasurive të Jamarbër Malltezit.

SPAK e kishte bërë kërkesën me argumentimin se Olldashi ishtë në konflikt interesi pasi shumë vite më parë kishte blerë apartament në kompleksin ‘Magnet’.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”.” – thuhet në njoftimin e GJKKO-së.