Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtarja që e liroi nga burgu lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Malltezit


Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për sekuestron e 25 pasurive.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka lënë në fuqi vendimin e një shkalle më poshtë për sekuestron preventive të pasurive.

Olldashi ishte gjyqtarja që liroi nga burgu Malltezin duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.