Vendosni fjalën kyçe....

Koncesionit i Sterilizimit/ Dosja e SPAK: Ndryshimet u bënë vetëm më firmën e Beqajt, kostot u rritën në mënyrë fiktive


Sipas SPAK-ut, kostot e koncesionit të sterilizimit janë fryrë në mënyrë fiktive.

Në dosje thuhet se kostoja e sterilizimit është rritur në mënyrë fiktive në masn 56.4 për qind.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme vëren në një vendim të sajin se masa ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj duhet të ishte arrest në burg pasi ka kryer shkelje më të rënda se ish.zv.ministri Rrjepaj e biznesmeni Rrapaj.

“Pa kryerjen e analizes teknike dhe ekonomike financiare të saktë me elementët realë përbërëse të tyre, është bërë arsyetimi i vendimit koncensionit/PPP, duke llogaritur në koston e shërbimeve të QSUT-së (si gjysma e kostos së këtij shërbimi për gjithë Shqipërinë), vlerën 502, 233, 399 lekë, ku në këtë vlerë 283, 287, 369.55 lekë ose 56.4% e saj janë barna dhe materialeve mjekësore që nuk janë pjesë e shërbimit. Të dhënat e pasqyrave financiare nuk janë përshkruar dhe analizuar në studimin e fizibilitetit. Pra në krahasuesin e sektorit publik është fryrë në mënyrë fiktive kostoja e sterilizimit në masën 56.4%)” shkruhet në faqen 45 te vendimit

Gjithashtu në faqen 45 renditen dhe fakti që nuk është bërë inventarizim dhe vlerësim, si dhe alizimim teknik dhe financiar

  1. Në pasqyrat financiare nuk ka një analizë të hollësishme të elementëve të kostos për secilin shërbim përbërës të këtij projekti. Në shkresën dt.06.01.2014 ku është kërkuar informacion nga spitalet e vendit nuk janë informuar se ky informacion kërkohet për këtë projekt dhe shërbimet përbërëse të tij.2
  2. Nuk është bërë inventarizimi dhe vlerësimi i instrumenteve kirurgjikale dhe pajisjeve të sterilizimit, për të nxjerrë më pas nevojat reale për plotësimin e nevojave ose zëvëndësimin total të tyre.3
  3. Nuk është bërë analizimi teknik dhe financiar për vendosjen në punë të Repartit Qëndror të Sterilizimit në QSUT, që ishte i ndërtuar dhe totalisht i investuar me pajije të reja.

 

Në një nga shkeljet evidentohet në dosje është dhe se ndryshimi i bërë për mbetjet spitalore, bie në kundërshtim me studimin e fizibilitetit të miratuar nga komisioni i dhënies së Koncesionit dhe partneritetit publik/privat, si dhe me pasqyrat financiare bashkëlidhur këtij studimi dhe se ky ndryshim është bërë nga vetëm Ministri i Shëndetësisë

Ndodhur në këto kushte, nuk është dhënë asnjë arsye se pse janë bërë këto ndryshime, me nismën e Autoritetit Kontraktor apo me kërkesë për sqarim nga ndonjë prej operatorëve ekonomikë. Gjithashtu, nuk është bërë asnjë ndryshim në studimin e fizibilitetit, pasqyrat financiare apo në vlerën totale të projektit, në lidhje me parashikimin e çmimeve maksimale të shërbimit, duke qënë se duheshin hequr me ndryshimin e bërë, kostot e parashikuara sipas kategorive të mbetjeve sipërcituar.

Komisioni i dhënies së Konçensionit për këto ndryshime nuk rezulton që të ketë hartuar ndonjë shtojcë në respektim të nenit 21 të Ligjit 125/2013 “Për Konçensionet dhe partneritetin publik privat”, dhe nenin 42 pika 2 dhe 2/1 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Kjo për faktin pasi në rastin konkret në thelb kemi të bëjmë me ndryshim të pikës 2.3 të Shtojcës nr. 9 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” dhe pikën 6 të Shtojcës 13 “Termat e referencës”, që janë pjesë e dokumenteve standarte të Konçensionit dhe partneritetit publik/privat. Po ashtu, ndryshimi i dokumenteve standarte të Konçensionit dhe partneritetit publik/privat nuk është hartuar dhe proporizuar ndryshimi nga komisioni i dhënies së Konçensionit që ka bërë dhe përpilimin e dokumenteve standarte të Konçensionit.

Ky ndryshim është bërë nga vetëm Ministri i Shëndetësisë z.I.B. nëpërmjet shkresës Nr. 1440 Prot., datë 20.03.2015 dhe është urdhëruar po publikimeve me Urdhrin Nr. 124, datë 20.03.2015 të po Ministrit të Shëndetësisë z.I.B. Siҫ do të vërehet më poshtë rezulton se kategoritë e mbetjeve janë ndryshuar në të njëjtën formë si në shkresë edhe në studimin e fizibilitetit të gjendur në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, dokument i cili është bërë nga komisioni i dhënies së koncensionit, shkruhet ne faqen 66.

 

Pjesë nga vendimi i GJKKO

  1. Me shkresën Nr. 842/3 Prot., datë 26.05.2022, dërguar nga Spitali Universitar i Traumës, në lidhje me furnizimin e bllokut operator të traumës me materialet dhe medikamentet mjekësore të listës bashkëlidhur për këtë bllok operator, theksohet se SaniService nuk furnizon bllokun operator të traumës me asnjë nga materialet dhe medikamentet mjekësore të kërkuara.
  2. Sa më sipër rezulton se shuma 283, 287, 369.55 lekë, e futur si zë e kostos së sterilizimit të seteve kirurgjikale për QSUT-në për vitin 2013 dhe e përllogaritur në vlerën e kostos totale të QSUT-së prej 502, 233, 399 lekë (fleta 92 e Studimit të Fizibilitetit), rezulton se nuk është kosto për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale, por është kosto e furnizimit me medikamente dhe materiale mjekësore QË NUK ËSHTË PJESË E SHËRBIMIT TË DHËNË ME KONÇENSION. Të dhënat e Studimit të Fizibilitetit sipërcituar i janë dërguar Ministrisë së Financave me shkresën Nr. 3082/8 datë 10.10.2014 të Ministrit të Shëndetësisë.
  3. Gjithashtu, me shkresën Nr. 3082/16 Prot., datë 17.12.2014, të Ministrit të Shëndetësisë është dërguar informacioni shtesë për dhënien e Konçensionit, ku shpjegohet se në studimin e fizibilitetit janë marrë në konsideratë kostoja vjetore e këtij shërbimi të prokuruar vetëm në QSUT (shih Shtojca 2, Argumentimi për Dhënien e Konçensionit). Ndërkohë, studimi i fizibilitetit (shih Shtojca 2, Krahasuesi i Sektorit Publik) dëshmon se me dhënien e shërbimit PPP kostot për të gjithë spitalet e vendit janë pothuaj të barabarta me kostot aktuale vjetore vetëm për QSUT”. Bashkëlidhur kësaj shkrese janë shtojcat, ku mes tyre dhe Shtojca 2 “Argumentimi për dhënien me Konçension dhe implikimet buxhetore”. Vlera prej 283, 287, 369.55 lekë rezulton të jetë 56.4% e vlerës totale prej 502, 233, 399 lekë llogaritur për QSUT-në për vitin 2013 (referuar dhe përshkruar në fletën 92 të Studimit të Fizibilitetit). Kosto e shërbimit në QSUT për vitin 2013 është llogaritur gjysma e këtij shërbimi për të gjithë vendin, duke qënë se QSUT kishte pothuajve gjysmën e 50.000 ndërhyrjeve kirurgjikale që kishte gjithë vendi.