Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i Ardi Veliut, Balla prezanton Florjan Sulejmanin si kreun e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore


Florjan Sulejmani është  kreu i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), i cili u prezantua sot nga ministri i Brendshëm Brendshëm Taulant Balla. Kujtojmë se Sulejmani  do të zëvendësojë Ardi Veliun.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit të tij.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të fitojë në terren me rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, abuzivizmit, bashkëjetesës me krimin – besimin e publikut dhe partnerëve tanë, kjo edhe falë bashkëveprimit në rritje me agjencitë e tjera ligjzbatuese, në mënyrë të veçante me SHISH dhe SPAK”, tha Balla.

“Jeni ju ata që duhet të hetoni çdo rast mosveprimi nga Policia. Rasti i Vlorës kur një vajzë e re viktimë e dhunës seksuale, apo ai I kopshtit në Tiranë, janë shembujt e këqij të veprimit të vonuar dhe standardit që tashmë është vendosur”, theksoi ministri.