Ismail Haniyeh, lideri i grupit islamik palestinez Hamas, tha se grupi është i përkushtuar dhe pro një armëpushimi dhe lirimit të pengjeve izraelite, për sa kohë Izraeli është i angazhuar në një çështje të tillë.
Në grupin e pengjeve të liruar bëjnë pjesë 13 izraelitë që u mbajtën në Rripin e Gazës për pothuajse shtatë javë nga Hamasi – grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Dymbëdhjetë shtetas të Tajlandës po ashtu janë liruar, tha kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se ka nisur “operacionin disaditor” për të ribashkuar pengjet dhe të burgosurit në të dyja anët e konfliktit midis palestinezëve dhe izraelitëve.
Njoftimi i organizatës vjen pas nisjes së lirimit të pengjeve nga Hamasi.