Sipas përgjimeve të zbuluar pas zbërthimit të aplikacionit “SKY” ish-zyrtari i policisë, Erzen Breçani, e këshillonte të birin që të hiqte dorë nga trafiku i lëndëve narkotike.
Në një mesazh ai i kërkon të mos merret me personat me të cilët bashkëpunon dhe të mos e fëlliqë Shqipërinë.
Biseda e regjistruar është kryer në 28 shtator 2020 rreth orës 20 e 30.
“….kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kspin me te…Nuk duhet me pas bes kuj ne shaipni…Mos ki bes kuj…Mos u shqiptar… Ghuj atij dhokut tan… Thuj… Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart… Po du me than qe mos u merr me ta ma… Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu…Bush nga meraku e kam…E duhet me te tregu kto gjana…Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u bsn tre bush…” – thuhet në dosjen e SPAK.
Në dëshminë e tij në prokurori Breçani pohoi se i ka kërkuar të birit që të mos merret më gjëra të paligjshme.
“Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë. Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz të botës së krimit”, mësohet të ketë deklaruar Breçani.