Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim për dalje jashtë vendit’ për Sali Berishën


Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe la lënë në fuqi masat e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Vendimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot shpalli vendimin mbi çështjen penale  mbi ankimin e Sali Berishës me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.