Vendosni fjalën kyçe....

Trazirat në Dublin, 34 persona të arrestuar në protestat e dhunshme në qytet pas sulmit me thikë


Tridhjetë e katër persona janë arrestuar pas “shkatërrimeve masive bga turma e trazuar” në Dublin, ka thënë policia irlandeze.

Tre fëmijë të vegjël u plagosën në një incident me thikë jashtë një shkolle fillore që shkaktoi protesta të dhunshme dhe përleshje me policinë.

Një nxënëse pesëvjeçare dhe një mësuese, që besohet të jetë rreth të 30-ave, mbeten në gjendje shumë të rëndë, tha policia.

“Këto janë skena që nuk i kemi parë në dekada, por ajo që është e qartë është se njerëzit janë radikalizuar përmes mediave sociale dhe internetit,” tha komisioneri i Garda, Drew Harris.

Një oficer i Gardës mori një lëndim të rëndë, ndërsa “shumë” oficerë të tjerë u plagosën pasi u hodhën raketa në drejtim të tyre, shtoi ai.

Oficerët me mburoja kundër trazirave mbajtën turmat në qendër të qytetit ku një makinë policie iu vu flaka mes zemërimit për goditjet me thikë në sheshin Parnell East.

Komisioneri Harris paralajmëroi se Garda duhej të bënte “supozimin se pas ngjarjeve të natës së kaluar, ne do të shohim protesta të mëtejshme” pasi fajësoi “një fraksion krejtësisht të çmendur të drejtuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë” për çrregullimin të enjten.

Komisioneri Harris shtoi se do të ketë një prani “të rëndë” të gardës në Dublin sot në përgjigje të trazirave.

“Ne nuk mund të lejojmë që qyteti t’u jepet banditëve, grabitësëve dhe zjarrvënësve,” tha ai.

Më shumë se 400 oficerë u përfshinë në përpjekjet për të shuar trazirat e djeshme.

Njëmbëdhjetë makina të Gardës u dëmtuan dhe disa automje, përfshirë një autobus, u dogjën.

Një total prej 13 dyqanesh u dëmtuan ndjeshëm ose iu nënshtruan plaçkitjeve, tha komisioneri Harris.

Drejtuesi i Taoise Leo Varadkar tha në një konferencë të veçantë për shtyp se rebelët “i sollën turp Dublinit, i sollën turp Irlandës dhe sollën turp për familjet e tyre dhe veten e tyre”.

Komisioneri i Gardës, Drew Harris tha se trazirat ishin ‘skena që nuk i kemi parë në dekada’

Taoiseach shtoi se legjislacioni për krimin e urrejtjes do të sillet gjithashtu përpara Oireachtas, parlamenti i Irlandës, në përgjigje të trazirave, sipas SkyNews.

“Tani është shumë e qartë për këdo që do ta kishte dyshuar se legjislacioni ynë për nxitjen e urrejtjes nuk është i përditësuar për epokën e mediave sociale,” tha ai.

Ministrja irlandeze e drejtësisë Helen McEntee i tha RTE këtë mëngjes se protestuesit mund të burgosen deri në 12 vjet.

“Ne kemi legjislacion shumë, shumë të fortë – deri në 10 vjet burg me deri në 12 vjet gjithashtu për dikë që sulmoi një anëtar të An Garda Siochana (policia irlandeze),” tha ajo.

“Një numër kishin për qëllim të shkaktonin asgjë tjetër veç bastisje në plaçkitje, në trazira dhe duke shkaktuar përçarje dhe ata do të trajtohen siç duhet.”

Trazirat shpërthyen pranë kordonit të skenës së krimit rreth Sheshit Parnell dhe Rrugës O’Connell rreth orës 18:30 dje pas goditjes me thikë.