Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Nga 300 kontrolle në çerdhe e kopshte, janë proceduar 129 pronarë apo administratorë e gjobitur 18 të tjerë


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se Paketa e Sigurisë në shkolla ka përfshirë edhe kopshtet e çerdhet.

Nga kontrollet në 300 çerdhe e kopshte janë proceduar penalisht 129 pronarë apo administratorë të këtyre subjekteve ndërsa 18 të tjerë janë gjobitur administrativisht.

“Paketa e Sigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht.’- shkruan Balla.