Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj: Gratë duhet të fuqizohen që dhuna ndaj tyre të eliminohet


Raportuesja e Përgjithshme për Dhunën ndaj Grave, Etilda Gjonaj dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në një deklaratë të përbashkët në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave kërkuan që gratë duhet të fuqizohen dhe që dhuna të eliminohet.

Gjonaj kërkoi ndryshimin e mendësisë patriarkale që normalizon dinamikat e pabarabarta të fuqisë që janë një sfidë në barazinë gjinore.

Për të luftuar efektivisht kundër dhunës ndaj grave, duhet të ndryshojmë mendësinë patriarkale që përjetëson dhe normalizon dinamikat e pabarabarta të fuqisë, të cilat janë nje sfidë thelbësore për barazinë gjinore. Hapi i parë drejt ndryshimeve të domosdoshme është fuqizimi i grave dhe vajzave në të gjithë diversitetin e tyre. Në këtë kontekst, mirëpres shpalljen e Çmimit Vigdís të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Fuquzimin e Grave,” deklaroi Raportuesja e Përgjithshme e Asamblesë për Dhunën ndaj Grave, Etilda Gjonaj.

Është thelbësore që të mbështesim akses të përmirësuar në arsim, burime ekonomike (me fokus në buxhetim gjinor) dhe informacion shëndetësor, si dhe angazhim më i madh në vendimarrje për gratë dhe vajzat. Kjo do të kontribuojë në shkatërrimin e disbalancave ekzistuese të fuqisë dhe krijimin e një bote më të drejtë dhe të barabartë për brezat e ardhshëm. Ne duhet të punojmë me parlamentet kombëtare, të angazhohemi me shoqërinë civile dhe të bashkëpunojmë gjerësisht me aktorët e tjerë. Duke adresuar shkaqet kryesore të dhunës me bazë gjinore, Asambleja synon të hapë rrugën për ratifikimin dhe zbatimin e gjerë të Konventës së Stambollit në të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Europës, me qëllim kryesor nxitjen e barazisë gjinore dhe eleminimin e dhunës ndaj grave në thelbin e saj,” përfundoi ajo. 

Nga ana tjetër Presidenti Tini Kox tha se dhuna ndaj grave mbetet një nga shkeljet më serioze të të drejtave të njeriut.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më serioze të të drejtave të njeriut në të gjithë Evropën dhe më gjerë në botë, e rrënjosur thellë në forma të shumta të pabarazisë gjinore dhe diskriminimit. Pavarësisht progresit, ligjeve dhe politikave më të mira në shumë shtete, të drejtat e grave mbeten nën kërcënim: ato janë ndër të parat që kufizohen kur demokracia është nën kërcënim,” deklaroi Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.

Nëse duam ti japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave duhet të vazhdojmë luftën për të drejta të barabarta. Gratë dhe vajzat kanë nevojë për akses të barabartë në burime dhe mundësi, në mënyrë që të kenë kontroll mbi zgjedhjet dhe fatet e tyre. Për të arritur këtë, gratë dhe burrat duhet të bashkohen. Gjithashtu, burrat dhe djemtë duhet të lujanë një rol kyç për të siguruar barazinë gjinore, parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave,” nënvizoi më tej Presidenti.