Vendosni fjalën kyçe....

Romina Kuko takon kryetarin e sapozgjedhur te Bashkisë së Sarajevës


Zëvëndëse Ministja e Brendshëme, Romina Kuko, ka zhvilluar një takim me kryetarin e sapozgjedhur te Bashkisë së Sarajevës. Në një postim në rrjete sociale Kuko tregon për zhvillimin e takimit me kryetarin e Bashkisë së Sarajevës. Ajo shprehet se përtej urimeve për 25 nëntorin, ata biseduan gjithashtu për shkëmbime mes këshillave respektivë bashkiake, shkëmbime kulturore, turizmin, edhe pwr eksperiencën fantastike të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë në 2022.

“Me mikun tonë Irfan Čengič, Kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë Stari Grad Sarajevo të cilin e vizituam për ta uruar për detyrën e re dhe sfiduese.
Irfan është ndër zërat më të spikatur të networkut Ballkani Perendimor-BE ku bashkarisht bëjmë pjesë prej vitesh.

Pasi e uruam për Festën shtetërore të 25 Nëntorit biseduam për shkëmbime mes këshillave respektivë bashkiake, shkëmbime kulturore, turizmin, eksperiencën fantastike të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë në 2022, titull të cilin Sarajeva e synon për vitin 2026.

Si presidenca e B-40 për vitin 2024, Tirana do të shndërrohet në një hub të praktikave më të mira për zhvillimin e bashkive të rajonit”.