Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet nisja e anijeve pasagjere Durrës-Bari-Durrës, ndërprerje lundrimi ka dhe për linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë


Si rezultat i kushteve të vështira meteorologjike Anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari -Durrës, nuk do të nisen në orarin e caktuar, por do të nisen nga të dy portet respektive në datën 26.11.2023 në mesditë. Trageti i linjës Ankona-Durrës mbërrin nesër në Durrës në mesditë.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e ka ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.

Linja Sarande -Korfuz-Sarande ka vazhduar normalisht pa probleme. Të interesuarit të kontaktojnë agjensitë respektive për informacione të mëtejshme.