Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 7 kg kanabis, arrestohen tre të rinj në Vorë


Policia ka arrestuar 3 të rinj në Vorë të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen.

Nga operacioni  “Collaboration” janë sekuestruar 7 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në prangat e policisë ranë shtetasit G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe A. K., 20 vjeç banues në Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 (Vorë), në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration”. Si rezultat i këtij operacioni, në Rrugën e Limuthit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe A. K., 20 vjeç banues në Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta tre shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., në Dibër, shërbimet e DVP Dibër, gjetën dhe sekuestruan 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.