Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve me intensitet të lartë që kanë përfshirë vendin tonë, niveli i lumit Ishëm në Fushë-Krujë është rritur ndjeshëm.
Deri më tani nuk raportohet që ky lumë të ketë dale nga shtrati apo të ketë shkaktuar probleme në ndonjë fshat, por niveli i tij është në limitet kritike.