Aston Villa trumfoi 1-2 ndaj Tottenham ditën e sotme, në Tottenham Hotspur Stadium (London).
Vendasit e Spurs, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, kaluan në avantazh pas një goditje të bukur me të majtën e Lo Celso.
Mysafirët nuk u demotivuan, duke përmbysur llogaritë. Fillimisht, ishte Torres që vendosi ekuilibrat në kohën shtesë të pjesës së parë, ndërsa Watkins kompletoi mrekullinë, me golin e tij në të 61-tën.
Tottenham pëson kështu disfatën e 3-të radhazi. Në krahun tjetër, ekipi nga Villa Park merr fitoren e 3-të radhazi.