Nga Auron Tare
Mjafton te lexosh deshmitaret e kohes per te kuptuar se sa problematike jemi ne sot me historine tone qe per qellime politike apo injorance historike e tjerrim dhe e bejme corap.
“Durrësi është qyteti i parë i Rilindjes sonë, ku 111 vjet më parë, më 26 nëntor, u ngrit krenar flamuri i Kastriotit të lavdishëm, një akt i shenjtë dhe një kujtesë për vlerat më të shtrenjta, njësoj si gjaku dhe gjuha, njësoj si betejat dhe sakrificat e panumërta që janë bërë mbi këtë tokë e për këtë truall”
Presidenti i Republikes se Shqiperise Z Bajram Begaj 26.Nendor.2023
Hejredin Bej Cakrani, Deshmitar dhe Firmetar i Pavaresise. “Libri me Kujtime, f 245”
“Me mua u llafos goxha, për hallin më Durrës të mytesarifit që i kish thënë se s’a të jem unë nuk do t’a ngrëç flamurnë këtu dhe pikë si do që Hamid beu me ushtëri ishte më anë t’onë. I kishin thënë këta se, po të bëhet më vete Shqipërija, ti ku do veç zotrote me gjithë mytesarifllëk, po ai më të tijën e s’e zije dot më llaf.Pastaj u llafos për udhënë si eqysh, se si kishin vajtur punët, vetëm besim që s’kish”
(Dhimitër Zografi, vepër e cituar).
“Mytesarif i atjeshmë (i Durrësit), një shqiptar prej Berati, mjaftë i ditur, po pa ndjenja kombëtare. Njerëzit e Durrësit nga myslimanët ishin ca të pakë me ndjenja shqiptare, të tjerët fanatikë dhe të datosur nga frika, ashtu edhe nga an`e të krishterëve, veç ca të pakë të mirë, të tjerët grekomanë mavije”
Ismail Qemali: Durrsakët s‘na kuptuan!
Unë pa fuqi, me një tok shokë të lidhur të gjithë me një mëndje, erdhëm këtu në Vlonë, jo si në vënt t‘imi, po si në një qendër ku mund të mbarohej puna e qëllimi për të cilin ishim duke u përpjekur. Kishim ndërmend të banim në Durrës punën që bamë këtu; po me të vënë këmbën në atë qytet, pa kuptimi i Durrsakëve na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk mund të mbarohej atje E, mjerisht, nuk u ndamë vetëm me kaq, po neve që u thoshim eja të përpiqemi së bashku për shpëtimin e Atdheut t‘ënë, na përgjigjeshin: “Ju jeni tradhtarë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretërisë; ju gënjeni se Turqia nuk e humbi e nuk humbet; ushtria e Turqisë ka zënë shumë qytete të Bullgarisë dhe tani po i kthehet Serbisë”.
Qysh mundim na t‘i mbushim kokën këtyre njerëzve? Kështu u shtrënguam t‘u themi të mirë mbetshi, Zoti u dhëntë mënd, edhe u nisëm për në Vlonë. Të pasnesërmen që arritëm këtu, pa mënuar ngritëm flamurin e shenjtë të lirisë.
Ismail Bej Qemali “Kujtime”