Burimet bëjnë me dije se një 37-vjeçar nga Shqipëria u arrestua nga policia e Ulqinit, pasi u kap me lëndë narkotike kanabisi sativa. Shtetasi me iniciale Y.D. u kap me një pako marijuanë me peshë 1 kg. Sipas njoftimit, ky shtetas ka kaluar ilegalisht kufirin të premten herët në mëngjes dhe më pas është nisur drejt fshatit Sutjel.
Njoftimi i policisë:
Policët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Jug, Stacioni Policor Kufitar I – Ulqin të premten rreth orës 05:35 në zonën e Sutjelës, komuna Ulqin, kanë vepruar në bazë të njohurive operative dhe kanë gjetur Y. D., 37 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror përtej lumit Bojana (Buna), duke përdorur një mjet metalik. Më pas ky person është nisur në drejtim të fshatit Sutjel, duke mbajtur me vete një pako, e cila më pas u konstatua si pako me peshë 1.04 kilogramë, me lëndë bimore jeshile e dyshuar marijuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, me urdhër të të cilit Y.D i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike”, përfundon komunikata.