Reshjet e borës shkaktuan probleme në qarkullimin normal të makinave në bypassin e Qafës së Murrizit për qytetarët që përdorin Rrugën e Arbrit.
Gjendja vijon të jetë problematike edhe ditën e sotme.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin gomat e borës ose zinxhirët në këtë pjesë të rrugës.