Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e turizmt/ Vasili: Ku akomodohen 86% e turistëve që nuk figurojnë të regjistruar asgjëkundi?


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka trajtuar sërish çështjen e turizmit shqiptar, që sipa kryeministrit Rama ka pësuar rritje të madhe, i cili ka thënë se Shqipëria ka pritur më shumë se 8 milionë turistë nga Janari deri në Shtator.

Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh se në këtë periudhë janë regjistruar vetëm 3.4 milionë netë fjetje. Pra, sipas tij, vetëm 1.2 milionë njerëz janë regjistruar nëpër strukturat e akomodimit.

Sipas tij ky lloj turizmi ka një ndikim shumë të vogël mbi ekonominë.

 

Postimi i plotë:

Shifrat fake te Rames vetem e shkaterrojne turizmin dhe nuk ndihmojne aspak ekonomine!

▪️A jane te verteta shifrat e shitura per tregues turistike?

▪️A eshte turizem i vertete ky qe flet Rama apo nje fake neës dhe asgje me shume?

▪️Perse ky lloj turizmi i shitur nga Rama ka nje ndikim kaq te vogel mbi ekonomine?

 

Ti marrim me radhe:

◾️Rama dhe qeveria na thone qe 8.2 milion turiste kane frekuentuar Shqiperine nga janari deri ne shtator

◾️Por ne te gjithe kete periudhe jane regjistruar vetem 3.4 milion nete fjetje.

◾️Pra 0.4 nete fjetje per turist ose 9.6 ore per turist, pra as nje gjysem nate realisht.

◾️Vetem 1.2 milion njerez ja regjistruar neper strukturat e akomodimit.

◾️Po e njejta situate e raportit turiste te deklaruar nete fjetje te realizuar edhe ne vitin 2022, ku u raportuan nga qeveria 7.5 milionë turistë ndërsa janë realizuar 3.8 milionë netë fjetje nëpër hotele sipas statistikave zyrtare.

 

KONSTATIME:

Pra eshte e qarte se shifrat, qe shiten sipas menuse se propagandes se Rames nuk jane realisht turiste te vertete pavarsisht miliona hyrje e daljeve.

Pyetja e pakapercyeshme eshte:

Ku akomodohen pra 86% e ketyre turisteve qe jane rreth 7 milion dhe qe nuk figurojne te regjistruar asgjekundi?

Nje situate e tille fake nuk mund te gjeneroje asnje ndikim te qenesishem te turizmit mbi ekonomine e vendit, perkundrazi eshte prove e kaosit qe ka pushtuar administrimin e turizmit.

Vetem evidentimi real dhe profesional i situates dhe ndarja e qarte e pjeses turistike te hyrje daljeve ne teritorin e Shqiperise mund te orientoje veprime dhe strategji konkrete.

Indikator i qarte eshte vetem ai i Organizates Boterore te Turizmit : ” që të quhet turist duhet të flejë minimumi një natë”.

 

PERFUNDIM.

Shqiperia ka shume nevoje per turizmin me standarte te gjithepranuara prandaj:

1️⃣ ka nevoje per certifikim serioz te strukturave turistike sipas kritereve nderkombetare,

2️⃣ka nevoje standartizim te sherbimit dhe per trainim masiv te personelit qe sherben ne to, 3️⃣ka nevoje per formalizim te veprimtarise turistike,

4️⃣ka nevoje per mbrojtjen e natyres nga ndertimet e shfrenuara qe asgjesojne vlerat natyrore dhe largojne turistet,

5️⃣ka nevoje per analiza statistikore serioze bazuar mbi te dhena te verteta qe pasqyrojne realitetin.

Boll më me sharlatanizmat komuniste te Rames qe gjoja po ja kalon per turizmin Greqise dhe Italise.

Kjo eshte njelloj me propaganden e Partise se Punes qe gjoja merrte çmim per ushqimin kur populli hante ushqim me tollon.